Pensionet suplementare për ushtarakët ka qenë tema e sotme e trajtuar në emisionin Thuaj Mirëmengjes nga specialisti i sigurimeve shoqërore Riza Ashimi. Ai ka sqaruar se cilet janë kategoritë që e përfitojnë pensionin suplementar të ushtarakëve, i cili jepet përveç pagesës së pensionit të pleqërisë.
Pas daljes në lirim të gjithë ushtarakët që kanë më shumë se 3 muaj në detyrë përfitojnë pagesë kalimtare deri në 24 muaj. Ashimi sqaron edhe mënyrën e përllogaritjes së kësaj pagese.