• Korça

Senati akademik i universitetit “Fan Noli” merr vendimin për t’u bashkuar me universitetin e Tiranës

Bazuar në planet strategjike të zhvillimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe takimeve të herëpashershme me komitetin e koordinimit të politikave për arsimin e lartë, senati akademik i universitetit “Fan Stiljan Noli” ka marrë vendimin për bashkimin me universitetin e Tiranës, kjo me qëllim profilizimin e këtij institucioni të arsimit të lartë, rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe gjithashtu rritjes së numrit të studentëve. Sipas rektorit të universitetit të Korçës Prof. Dr Dhimitri Bello, do të hartohet një plan strategjik afatgjatë për realizimin e këtij bashkimi, që do ta kthejë universitetin e Korçës në korpusin kryesor të universitetit të Tiranës.

Rektori Bello ka shtuar më tej se ky vendim i senatit akademik nuk cënon aspak autonominë e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Ky hap i ndërmarrë nga senati akademik, i cili fillimisht do ti propozohet senatit të Universitetit të Tiranës dhe pas marrjes së miratimit do ti çohet për shqyrtim Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për të dalë më pas me një vendim të Këshillit të Ministrave, u bë për shkak të sfidave me të cilat po përballet ky institucion i arsimit të lartë, numrit të ulët të studentëve dhe raportit staf akademik-student.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *