• Raportime

Me not nga Otranto në Vlorë, Eva Buzo detyrohet të ndërpresë sfidën në mes

Kanali i Otrantos mbetet një ëndërr në sirtar për Eva Buzon. Juristja australiane, e cila për nder të gjyshit të saj shqiptar, Zihni Buzo, tentoi që të kalonte me not distancën Otranto-Vlorë është dorëzuar pas 28 orësh not.

Hipotermia dhe diegiet e shumta nga kandilët kanë frenuar 36-vjeçaren në ëndërrën për të bërë të mundur të pamundurën. Ajo do të ishte femra e parë që përshkonte me not një distancë të tillë, por ditën e sotme vetëm pak metra larg karaburunit i është dashur të heqë dorë.

Një objektiv të tillë i vendosi vetes edhe Paolo Pinto kur përshkroi Kanalin e Otrantës me not më 14 qershor të 1979-ës. Pinto mbetet atleti i vetmi që ka mundur të notojë pa pushim gjatë të gjithë distancës që ndan Otranton me Vlorën.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *