• Korça

Sondazhi Kombëtar i Studentëve/ Prifti: Pjesmarrje e ulët e studentëve, nevojiten mekanizma stimulimi

Rreth 40% e studentëve të universitetit “Fan Stiljan Noli” në Korçë kanë plotësuar Sondazhin Kombëtar të Studentëve, i realizuar në 39 institucione të arsimit të lartë në vend, i cili tashmë ka dalë në rezultate konkrete. Artur Prifti, drejtor i drejtorisë së kurrikulës dhe vlerësimit institucional në universitetin e Korçës thotë se edhe pse ky sondazh i fundit ishte më specifik dhe kërkonte më pak kohë për tu plotësuar, sërish u vu re një pjesmarrje e ulët e studentëve.

Prifti rendit disa nga arsyet e pjesmarrjes së ulët të studentëve në plotësimin e këtij sondazhi, një problematikë kjo me të cilën përballen të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Sipas tij nevojiten mekanizma për të stimuluar, nxitur, dhe ndërgjegjësuar studentët që të marrin pjesë më masivisht.

Sondazhi Kombëtar i Studentëve është një proces shumë i rëndësishëm i cili ka në qendër studentin. Qëllimi i këtij sondazhi është vlerësimi i performancës në mësimdhënie, mësimnxënie, si dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *