• Sport

Shkëlqen kombëtarja, kuqezinjtë mposhtin Moldavinë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare duket se po gëzon një super formë pas ardhjes së Silvinjos si trajner. Ekipi kuqezi ka dhuruar spektakël ndaj Moldavisë në një stadium të mbushur plot duke fituar me shifrat 2-0 në ndeshjen e 2-të të Grupit E për kualifikueset e Euro 2024.

Djemtë shqiptarë dominuan dhe me lojë, ndërsa pjesën e parë e mbyllën pa gola rasti më serioz ishte i Cikalleshit i cili u ndal nga traversa. Pjesa e dytë nisi furishëm për Kombëtaren teksa Jasir Asani realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën dhe gjetur golin e parë me fanellën kuq e zi.

Në minutën e 76′ Nedim Bajrami dyfishoi shifrat duke i dhuruar qetësinë ekipit të Silvinjos i cili mori 3 pikët e para me Shqipërinë pas 2 ndeshjeve. Ndërkohë, Shqipëria renditet e 3 me 3 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan në transfertë përballë Ishujve Faroe. 

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *