• Korça

Marrëveshjet për sigurimet shoqërore/ Emigrantët në 12 shtete të mbrojtur në fushën e sigurimeve

Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me 12 shtete të botës ndërkohë që është duke punuar edhe për arritjen e marrëveshjeve me Italinë, Greqinë, Kroacinë, Zvicrrën etj. Kjo është bërë e ditur nga specialisti i Drejtorisë rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Korçë Riza Ashimi, i cili ka qenë i ftuar si çdo të enjte në emisionin Thuaj Mirëmëngjes.

Qytetarët janë të barabartë në trajtimin e tyre njësoj si qytetarët e shteteve të huaja me të cilat ne kemi marrëveshje në fushën e sigurimeve. Gjithashtu shtetet janë të detyruara të respektojnë legjislacionin e vendit tonë ashtu si edhe ne respektojmë legjislacionin e vendeve me të cilat kemi marrëveshje. Ashimi ka bërë të ditur se qytetarët përfitojnë edhe bashkimin e periudhave të vjetërsisë në punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *