• Korça

Saxhot e violinës/ Nxënësit e nëntëvjeçares në provimin e fundvitit

Janë zhvilluar ditën e sotme saxhot e violinës në shkollën Tefta Tashko Koço në Korçë. Kanë qenë nxënësit e nëntë vjeçares të cilët i janë nënshtruar këtij provimi mjaft të rëndësishëm të fundvitit, duke shpalosur punën e tyre por edhe talentin në pjesët e përcaktuara për tu luajtur në violinë dhe për të cilat janë praktikuar që më parë. Mësuesi i violinës Erion Marku tregon se ajo që është më e rëndësishme për të ecuar përpara dhe për të korrur sukses është puna sistematike dhe e palodhur, ndërsa nga ana tjetër edhe talenti është një plus i madh për nxënësit.

Gjatë dy ditëve në vijim do të përfundojnë të gjitha saxhot për klasat nga e para në të nëntën në shkollën Tefta Tashko Koço në Korçë, ndërsa më pas do të vijojnë edhe saxhot për nxënësit e gjimnazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *