• Korça

Përmbyllet projekti DIGIKOMP. Zhvillohet trajnimi “Të mësuarit nëpërmjet bashkëpunimit virtual”

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë është zhvilluar trajnimi me temë “Të mësuarit nëpërmjet bashkëpunimit virtual”, ku morrën pjesë mësues, pedagogë e studentë. Ky trajnim vjen në kuadër të projektit DIGIKOMP të zhvilluar nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë ndërsa u udhëhoq nga dy pedagoget, Eriola Bonja Qafzezi dhe Dorela Kaçauni. Ky modul synon integrimin në mësimdhënie dhe mësimnxënie të kompetencës digjitale nëpërmjet bashkëpunimit virtual ndërsa pjesëmarrësit u njohën me modele konkrete të zbatimit të këtij lloj bashkëpunimi duke iu referuar rasteve studimore me studentet e gjuhës angleze.

Ky ka qenë trajnimi i fundit i cili përmbylli ciklin e trajnimeve të projektit DIGIKOMP të financuar nga  Agjencia e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Qëllimi i projektit ishte ofrimi i zgjidhjeve praktike duke kualifikuar mësuesit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar si dhe anëtarë të tjerë të komunitetit të interesuar për trajnime me bazë kompetencën digjitale. Projekti është vënë në zbatim prej dy vjetësh duke mbajtur trajnime me tema të ndryshme, si aplikimi i mjetit grafik digjital, gjithëpërfshirja e nxënësve nëpërmjet kompetencës digjitale, krijimi dhe përdorimi i enigmave në mësimin e gjuhës, etj ndërsa do të mbyllet me një simpozium në muajin qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *