Anulohen Lojërat Olimpike 2023 “Rroke Sportin” të cilat do të organizoheshin për herë të parë në Korçë, si një inisiativë e Shoqatës Sportive Studentore e Universitetit “Fan Stiljan Noli”. Zëvendës Rektori Dr. Arto Adili, njëherazi President i Shoqatës Sportive Studentore të Universitetit, ka bërë të ditura arsyet e anulimit të këtij eventi sportiv që do të bënte bashkë nxënës të shkollave të mesme të qarkut Korçë. Sipas Adilit “Rroke Sportin” do të zhvillohet në fund të muajit shtator.
Lojërat Olimpike 2023, “Rroke Sportin” është një aktivitet i cili organizohet për herë të parë nga Universiteti “Fan Stiljan Noli”. Në të do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme të qarkut Korçë, duke garuar në disiplina të ndryshme si: Atletikë, Basketboll, Volejboll, Minifutboll, Tenis dhe Shah, me qëllim afrimin e të rinjve me sportin.