Fushata e zgjedhjeve vendore ishte e politizuar, ndërsa nuk pati prezantim projektesh dhe idesh nga kandidatët, por u vu re më shumë retorikë politike nga ana e qeverisë. Ky është mendimi i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Et’hem Lumani i cili garoi për bashkinë Kolonjë më 14 maj.
Sipas tij presioni ishte mjaft i madh në qendrat e votimit, ndërsa populli i thjeshtë nuk votoi për shkak të këtij presioni. Lumani tha se vota e elektoratit është devijuar për shkak të presioneve të drejtorëve, apo punonjësve të tjerë të administratës, e megjithatë ai tha se i njeh zgjedhjet.