Trajneri i ekipit të volejbollit “Korça Volley”, Romeo Xega ka kërkuar falje për gjestin ndaj lojtares së ekipit të tij, gjatë një pushimi ndeshjeje, ku e godiste me shpullë. Pamjet u bënë virale dhe nxitën gjithashtu dhe një reagim të Federatës së Volejbollit, e cila e pëjashtoi trajnerin korçar. Xega kërkon falje për veprimin e tij dhe thotë se në vazhdim do ta mbështesë ekipin e tij si spektator, në shenjë pendese.
“Te dashur miq, trajnere dhe dashamires te volejbollit. Duke mare shkas nga portalet e shumta te cilet kane permendur emri tim dhe te ekipit qe une drejtoj, dhe duke krijuar kaq probleme e ndjej detyrim moral si prind, trajner edukator, mesuese. T’ju kerkoj falje per shqetesimin qe u krijua per te gjithe ne, mua lojtareve opinionit publik. Tani do jem ne postin e spektatorit. Ekipi qe une drejtoj do ta luajë takimin pa trajner ne shenje falje pendese”, shkruan trajneri Romeo Xega.