Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, turin e tij të juglindjes Kryeministri Edi Rama e vazhdoi me vajzat dhe gratë e Korcës, për të prezantuar rikandidimin e kandidatit Sotiraq Filo. Rama bëri me dije se së shpejti do të nisë projekti i furnizimit me gaz në bashkëpunim me qeverinë e Azerbajxhanit që do të mundësojë ngrohje për çdo shtëpi pa patur më nevojë për drutë e zjarrit. Ai shtoi mes të tjerash se Korça është qyteti i dytë pas Tiranës me zhvillimin më të madh ekonomik dhe social në dekadën e fundit.
Gjatë vijimit në fjalën e tij kreu i qeverisë lëshoi një paralajmërim të ashpër për sipërmarrësit që nuk trajtojnë siç duhet punonjëset gra në vendin e punës.
Kryeministri u ndal edhe te projektet e tjera transformuese në Korçë, ndërsa theksoi se ambicia fundore është të ndërtojmë edhe polin e skive, që Korça të bëhet destinacion turistik i nivelit të lartë.