• Korça

Nata e 4-ët e “Rin Show”. Konkurron gjimnazi “Themistokli Gërmenji”

Humor, kërcim, muzikë dhe modë, një mbrëmje e mbushur me argëtim në natën e 4-të të festivalit më të madh rinor, Rin Show, nga nxënësit e talentuar të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”. Performanca u çel me muzikë të ndërthurur me aktrim.

Sërisht aktrim e muzikë kanë shoqëruar këtë mbrëmje.

Këngë dhe një sfilatë të veçantë mode kanë sjellë në këtë natë grupi i nxënësve, ku ndërthurën veshjet klasike me ato sportive.

Të shumtë ishin të rinjtë që kishin zgjedhur të performonin në këndim ndërsa sollën dhe një pjesë humoristike që ka shkaktuar të qeshura në publik.

Në këtë mbrëmje nuk kanë munguar interpretimet në instrumenta muzikorë si kitara.

Konkurrimi i gjimnazit “Themistokli Gërmenji” është mbyllur me interpretimin e një këngë shqiptare të shoqëruar në dritën e qirinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *