Struga Trim Lum e cila drejtohet nga Shpëtim Duro po zhvillon një sezon fantastik në Maqedoninë e Veriut, teksa matematikisht ka siguruar Europën, por janë në garë fuqishëm edhe për t’u shpallur kampion pasi ndodhet 5 pikë të shkëputur nga Shkëndija e Tetovës kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit.
Sikur mos mjaftonte kjo ecuri fantastike, klubi strugan ka marrë edhe një lajm fantastik nga UEFA. Kjo e fundit ka licencuar stadiumin e qytetit të Ohrit dhe ndeshjet europiane do zhvillohen aty.
Duke pasur parasysh afërsinë me qytetin e Ohrit, Struga Trim Lum pritet të ketë një përkrahje të madhe në ndeshjet e Europës, e ku shpresohet që këtë një aventurë të gjatë. E gjitha falë transformimit dhe ideve që trajneri shqiptar, Shpëtim Duro ka sjellë te ky ekip.
Lini një Përgjigje