Kandidatja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Korçë, Ledina Alolli sëbashku me një grup të rinjsh është ndalur në parkun Rinia të qytetit të Korçës duke iu dhuruar libra qytetarëve të rastësishëm. Një gjë e tillë ka ndodhur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit 23 prillit. Alolli tha se në programin e saj për kulturën dhe të rinjtë një vend të rëndësishëm ze kthimi i vëmendjes ndaj librit dhe ndaj leximit, si dhe pasurimi i bibliotekave me tituj të rinj librash.
Alolli shtoi se qëllimi dhe vullneti i saj është që librat dhe kultura të rikthehen në qendër të vëmendjes, si një dëshmi e fortë e Korçës së kulturës dhe mendjeve të ndriçuara.