• Korça

Në garë për Bashkinë e Korçës/ Ledina Alolli shpalos programin e saj për moshën e tretë

Ledina Alolli kandidate e koalicionit “Bashkë fitojmë”, për Bashkinë e Korçës gjatë një takimi me pensionistët ka shpalosur disa nga pikat e programit të saj për këtë shtresë të popullsisë. Sipas Alollit në qendër është mbështetja e kësaj kategorie, duke forcuar rrjetin e shërbimeve dhe duke i kushtuar vëmendje kryesore vështirësive ekonomike të të moshuarve, ndërsa reagimi fillon duke rritur zërin e buxhetit për të moshuarit në bashkinë e Korçës.

Alolli theksoi se do të promovohet çdo organizatë dhe nismë vullnetare që do të ofrojë shërbime mbështetëse dhe shërbime shtesë për të moshuarit, duke përfshirë ndihmën në shtëpi, për të moshuarit që jetojnë vetëm ose i kanë të afërmit e tjerë në emigrim. Gjithashtu sipas kandidatës së koalicionit “Bashkë fitojmë” shërbimet bashkiake për kategorinë e të moshuarve do të mbulohen nga punonjës të bashkisë që do të shkojnë deri në shtëpitë e të moshuarve, për të kryer veprimet e ndryshme, duke zgjeruar shërbimin e mbështetjes institucionale të Bashkisë.

Alolli premtoi ngritjen e “Qendrave të moshës”, në bashkëpunim me bizneset private në qytet, të cilët përkundrejt lehtësimit nga detyrimet bashkiake, do të ofrojnë në mënyrë të vazhduar vakte ditore dhe kafe për të moshuarit që do të frekuentojnë këto qendra. Alolli ka perfunduar duke u shprehur se Bashkia e Korçës nën drejtimin e saj do të bëjë gjithcka që të moshuarit të vlerësohen si duhet dhe të trajtohen si një pasuri e çmuar e jetës sonë.

garis4d tancap4d https://britainssecretseas.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *