• Korça

Lëvizjet në pikën kufitare Kapshticë. Pas fluksit të së hënës, situata drejt normalizimit

Situata ka qënë më e rënduar pasditen e së hënës ku janë krijuar radhë të gjata në tokën neutrale. Radhë që vinin si rezultat i punës me sportele të limituara nga pala greke por edhe për shkak të sistemit të ri të përpunimit të dokumentacionit të shtetasve që hyjnë në Greqi, ccka kërkon më shumë kohë dhe për pasojë zgjat pritjen dhe shton fluksin. Për këtë arsye, për të shmangur radhët në tokën neutrale, pala jonë është detyruar të ulë ritmin e përpunimit të pasaportave dhe dokumentave shoqërues, për udhëtarët me qëllim shmangien e kaosit në zonën neutrale.

Gjithësesi Burime pran drejtorisë vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korccë bëjnë me dije se mes dy pikave doganore ka pasur takime të vazhdueshme për të lehtësuar situatën në kufi në mënyrë që të shmangen radhët e gjata të pritjes. Të njëjtat burime bëjnë me dije se e hëna ka qënë dita më e ngarkuar në këtë pikë të kalimit kufitar, pasi gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 4244 shtetas dhe kanë dalë në drejtim të Greqisë 6398 shtetas shqiptarë e të huaj.

 E marta është paraqitur me e qetë, me lëvizje më të reduktuara por gjithësesi, burime pranë pikës kufitare të Kapshticës bëjnë me dije se vijon të jenë në gatishmëri me kapacitet të plotë të gjithë punonjësit e turnit, ndërsa në varësi të fluksit operohet me ritjen e numri të sporteleve për përpunimin e dokumentacionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *