Tendenca e viteve të fundit tregon se korçarët po zgjedhin më tepër emra të huaj për fëmijët e tyre. Emrat tipikë shqiptarë si Valbona, Mimoza, Teuta, Ilir, Gëzim apo Agron, regjistrohen gjithnjë e më rrallë në regjistrat e gjendjes civile.
Një nga dilemat më të mëdha për një çift të ri është pikërisht përzgjedhja e emrit për fëmijën e tyre që tashmë preferohen emra kryesisht të huaj apo edhe një bashkim i emrave të tyre për të arritur në një emër sinkron.
Sipas studimit të INSTAT, në emrat më të përdorur gjatë viteve të fundit, për vajza kryeson Amelia, Ajla apo Aria ndërsa për djemtë, emrat më të përdorur janë Noel, Aron dhe Joel. Në vitet 1970-1980, emrat më të përdorur kanë qenë Lindita për vajza dhe Arben për djem.
Lini një Përgjigje