Ditën e sotme, pika doganore e Kapshticës vijon normalisht punën për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë dhe largohen nga shteti grek.
Situata duket e qetë, të paktën nga pala shqiptare. Pavarësisht se këtë të shtunë të 15 prillit, pritej një fluks i madh, nuk ka ndodhur ashtu dhe deri në këto momente nuk ka radhë të gjata.
Pala shqiptare po punon me gjashtë sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje. Nga ana tjetër, pala greke punon vetëm me një sportel, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, duke bërë të ketë ngarkesë në tokën neutrale.