Skënderbeu do të luajë të shtunën ndeshjen e javës së 23 të kampionatit kombëtar të kategorisë së Parë ndaj Korabit. Takim ky i cili ka një rëndësi të veçantë për bardhekuqtë edhe për faktin se janë në vendin e parë të renditjes, pozicion të cilin duan ta mbajnë të pandryshuar deri në fund. Për Trajnerin Ivan Gvozdenoviç, Korabi është një kundërshtar i vështirë që meriton respect maksimal, por nga ana tjetër ka kërkuar nga të tijët që të mos harrojnë se janë Skënderbeu dhe duhet të hyjnë në çdo ndeshje për fitore.
I ndalur tek precedentët e mëparshëm që sa herë ka luajtur ndeshje në vigjilje të Pashkës korçarët nuk kanë humbur asnjëherë, Gvozdenoviç kërkon që të mbahet një vijimësi e tillë positive.
Skënderbeu – Korabi do të luhet të shtunën në Korçë, takim që sheh kryesuesit e kampionatit të përballen me korabin e vendit të katërt në renditje.