Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e sotme të premten e zezë duke kujtuar pësimet e zotit Krisht, zbritjen e tij nga kryqi dhe varrosjen. Kjo është një ditë mjaft e rëndësishme në kalendarin ortodoks duke pasur edhe disa rite të caktuara duke nisur që nga qeretisja e zotit Krisht në tre kisha të ndryshme dhe deri te blerja e baltës që simbolizon tokën ku u varros Jezu Krishti.
Në Panairin e Pranverës të ngritur në sheshin e Katedrales ditën e sotme kanë qenë të ekspozuara me dhjetra e qindra produkte balti të cilët janë kërkuar më së shumti nga besimtarët ortodoksë. Vetë qytetarët thonë se tradita e blerjes së baltës është e hershme, duke simbolizuar varrosjen e Krishtit, ndërsa një ditë më parrë thonë se kanë blerë edhe qrinjtë e Pashkës si dhe kanë lyer vezët me bojë të kuqe e cila simbolizon gjakun e Krishtit.
At Vangjel Sotiri shpjegon edhe kuptimin fetar të së premtes së zezë të cilën ai e quan e premtja e madhe dhe e shenjtë.
Gjatë pasdites së të premtes besimtarët ndjekin edhe ritualin e bashkimit të kishave, çka përmbyll edhe kremtimet e së premtes së zezë.