• Korça

Festivali i Sipërmarrjes vjen në Korçë. 23 kompani nxënësish paraqesin produktet

Panairi rajonal i kompanive të nxënësve Junior Achievement of Albania është çelur në zonën këmbësore të qytetit të Korçës, duke prezantuar punime dhe ide të ndryshme të cilat janë të nevojshme në jetën e përditshme. Këtë vit ky organizim ka marrë emrin Festivali i Sipërmarrjes dhe përbehet nga 23 kompani nxënësish. Blerina Guga, drejtoresha ekzekutive e Junior Achievement of Albania tregon se produktet e sjella nga nxënesit janë të larmishme duke nisur nga punimet me dorë, produktet e ricikluara e deri te programimi, faqet e punësimit në internet, produkte që prodhojnë energji të pastër nëpërmjet riciklimit, shërbime psikosociale  etj. Të gjitha produktet vijnë si pasojë e hetimit të tregut të kryer nga nxënësit.

Sinkron Blerina Guga, Drejtoresha ekzekutive e Junior Achievement of AlbaniaNë panair morrën pjesë nxënës nga shkollat e Korçës, Elbasanit, Bilishtit, Prrenjasi, Berati e Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *