• Korça

102 vjetori i lindjes së Pandi Raidhit. Aktori i madh shqiptar me karrierë gjysmë shekullore

14 prilli shënon 102 vjetorin e lindjes së aktorit të madh shqiptar artistit të popullit Pandi Raidhi. Rolet e tij në “Yjet e netëve të gjata”, “Përballimi”, “Krevati i Perandorit”, “Zonja nga Qyteti”, “Beni ecën vetë”  etj mbetën të paharrueshëm. Pandi Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës, ndërsa nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale “Dasma Korcare” ku fitoi menjehere simpatinë e publikut korcar. Mori pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor, sot Teatri Kombëtar.

Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role. Raidhi Ishte nga aktorët themelues të Estrades Profesioniste të Korçës me shfaqjen “Agimi”, gjithashtu aktor themelues i teatrit “A.Z. Cajupi”, më 1951. Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave shqiptarë. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.

Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. U nda nga jeta në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999. Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *