• Korça

Fushatë ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e ujit . Orientimi i shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime drejt performancës dhe konsumatorit

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Korçë, ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese, në zonën këmbësore të qytetit, në lidhje me rëndësinë e ujit, kujdesin që duhet treguar në mënyrën e menaxhimit të tij, si dhe trajtimin e ujërave të përdorura. Kjo fushatë që vinte si bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, është ndalur në disa aktivitete si këndi i vizatimit për fëmijët, duke përcjellë edhe mesazhe sensibilizuese, si dhe plotësimin e një ankete nga ana e qytetarëve.

Prej vitit 2003 falë një investimi të madh qyteti i Korçës ka 24 orë ujë të pijëshëm, duke ofruar siguri, qëndrueshmëri dhe garanci për qytetarët. Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Korçë siguron shërbimin e furnizimit me ujë për Bashkinë e Korçës dhe njësitë e tjera të marra në administrim. Gjithashtu kompania siguron shërbimin e grumbullimit, trajtimit dhe shkarkimit të ujërave të përdorura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *