• Korça

E enjtja e Madhe e Pashkës. Besimtarët ortodoksë lyejnë vezët e kuqe dhe kremtojnë darkën mistike

Pashka është një nga festat më të rëndësishme, e cila çdo vit në qytetin e Korçës ka kulmuar me festime madhështore e pjesëmarrjen e mijëra njerëzve. Këto ditë, përbëjnë javën e madhe e të shenjtë për besimtarët e krishterë ortodoksë. E enjtja e madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me 12 apostujt e tij. Tema kryesore e ditës është darka vetë, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të tij, të trupit të tij që thyhet dhe gjakut të tij që derdhet në pjesën e mëkateve.

Në shërbesat e kësaj dite, kujtohet tradhtia e Judës dhe larja e këmbëve të nxënësve. Në Katedralen Ortodokse të Korçës “Ringjallja e Krishtit” u mbajt mesha e shenjtë ku besimtarët janë kunguar ndërsa ndjekin edhe një sërë ritesh siç është përgatitja e vezëve të kuqe, symbol i kësaj feste ku sipas ritit, veza e parë duhet të ngjyroset para lindjes së diellit për të cilën besohet se nuk prishet dhe zgjat një vit nëse nuk e sheh diellin.

Pashkë do të thotë kalim nga vdekja në jetë, ajo simbolizon vetë jetën dhe lulëzimin e saj. E enjta e madhe pasohet nga e premtja e zezë që simbolizon vdekjen e Krishtit në kryq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *