• Korça

77 patenta të pezulluara në Korçë. Rimarrja e patentës, pjesa më e madhe ngelës në testim

Në muajt e parë të këtij viti, në Korçë janë pezulluar 77 patenta për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Burime zyrtare në Sektorin e Policisë Rrugore në Korçë bëjnë me dije se 41 prej tyre kanë qenë për konsum të alkolit gjatë drejtimit të mjetit, 27 për tejkalim të normave të shpejtësisë së lejuar në rrugë si dhe 8 për shkelje të tjera.

Leja e drejtimit ka 20 pikë, por ato hiqen për drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor e për të rifituar patentën, do tju duhet ti nënshtrohen sërisht testit i cili zhvillohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Të dhënat e kësaj drejtorie tregojnë se, 90% e tyre ngelin sërish në provim. Për të qenë pjesë e provimit, janë një sërë rregullash që duhet të ndiqen, të cilat janë të pasqyruara edhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Nëse kandidati nuk shpallet fitues nw provimin e kualifikimit, me kërkesë të autoshkollës  pajiset me vërtetim të ri kundrejt pagesave përkatëse dhe vijon me përgatitjen në autoshkollë nga e para duke kryer programin përgatitor prej 6 ditësh dhe vetëm pasi fiton provimin e kualifikimit, aplikanti rifiton 20 pikët dhe i lind e drejta për të rimarrë lejen e drejtimit. Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, bllokimi dhe rikthimi në testim shihet pozitiv, pasi mosnjohja e rregullave shkakton shpesh aksidente të rënda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *