Si një finale, Manchester City-Bayern është pjata e shijshme e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të kryesuar nga tri skuadra italiane, njëra prej të cilave do të ketë mundësinë konkrete për të shkuar deri në fund. Nga tetë skuadrat që arritën në çerekfinale, tri humbën në raundin e fundit (Real Madrid, Chelsea dhe Benfica), dy barazuan me kundërshtarë të dobët ( Inter dhe Milan). Nga tre që kanë fituar, Napoli dhe Bayern e kanë bërë kaq ngushtë, vetëm Manchester City i Guardiolës e ka ekzagjeruar (4-1 në Southampton me dopietën e të zakonshmit Haaland).
Bayern që mori Tuchelin në vend të Nagelsmann, rifilloi galopimin në Bundesligë. Guardiola po flirton me Ligën e Kampionëve, të cilën ai nuk e ka fituar që nga koha e Messit te Barca, dhe vetë Tuchel i shkaktoi atij një nokaut kur drejtonte Chelsean. Man City është një makinë perfekte që e ka vendosur supergolashënuesin Haaland në një mekanizëm që jep një shfaqje dhe me një skuadër të bollshme që “tallet” me çdo mungesë.
Bayern ka Kimmich në një mbrojtje në të cilën De Ligt është bërë një gur themeli, duke krijuar rreziqe me katër xhonglerë si Sanè, Manè, Musiala dhe Mueller. Por cilësia dhe eksperienca e Rodrit, De Bruyne dhe Gundogan tërheqin një formacion që duket të jetë në krye të Europës.