• Korça

Fisha diabeti falas për 3500 pacientë. Prej një muaji ka nisur shpërndarja e fishave në farmaci

Rreth 3500 pacientë në bashkitë Korçë, Kolonjë dhe  Devoll përfitojnë tashmë falas, fishat e diabetit, që u shërbejnë për matjen e nivelit të sheqerit në gjak. Shpërndarja e tyre në farmaci ka nisur që prej fundit të muajit shkurt ndërsa është mirëpritur nga personat që vuajnë nga diabeti. Kjo për vetë faktin se këto fisha kanë qenë të kushtueshme dhe një personi diabetik, mund ti duhet të kryejë matjen e nivelit të sheqerit edhe disa herë në ditë. Farmacisti Vangjel Rrushi bën me dije se personat mbi 65 vjeç që trajtohen me terapi me kokrra përfitojnë një kuti në 4 muaj, ata që trajtohen me insulina, një kuti në muaj ndërsa personat deri në 24 vjeç që trajtohen me insulinë, përfitojnë 1 kuti me fisha në muaj, ndrësa glukometri ofrohet vetëm një herë falas.

Zgjerimi i fashës përfituese ka bërë që këto fisha falas, të përfitohen edhe nga grumoshat mbi 65 vjeç që vuajnë nga diabeti, kjo sëmundje e heshtur e cila karakterizohet nga nivele të larta të sheqerit në gjak të cilat shkaktojnë dëmtime të larta të zemrës, enëve të gjakut, veshkave, syve dhe nervave. Sipas mjekëve endokrinologë, vitet e fundit është vënë re një rritje e të rinjve që preken nga kjo sëmundje, kryesisht me diabet të tipit 2 ndaj dhe herë pas here, kryhen edhe fushata informuese e ndërgjegjësuese mbi këtë sëmundje, ndërsa ofrohen edhe matje të glicemisë falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *