Skënderbeu fiton 3-0 ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve me Tiranën, duke bërë kështu një hap të sigurt drejt ndeshjes finale të Kampionatit Kombëtar të volejbollit për femra. Dy setet e para kanë qënë të luftuara nga të dy ekipet, sete që janë fituar nga lojtaret korçare me të njëjtin rezultat 25-21. Seti i tretë ka filluar mirë për tiranaset duke kryesuar 2-6, rezultat ky që e ka detyruar trajnerin Orlando Koja të kërkojë pushimin e parë të këtij seti dhe jo vetëm kaq por i ka kërkuar organizatores Hana Okuhara, ta shpërndajë lojën në pozicionin 2 dhe 4 çka ka rezultuar e suksesshme për Skënderbeun, që ka kthyer setin në favor, për ta mbyllur me rezultatin 25-14 dhe krejt takimin 3-0. Për trajnerin Orlando Koja fitorja tregon se Skënderbeu do t’i zgjidhë gjërat po kaq mirë edhe në ndeshjen e dytë që do të luhet pas pak ditësh në kryeqytet. Koja kërkon t’i mbyllë ndeshjet me kryeqytetaset që në takim e dytë për të mos i çuar gjërat në një ndeshje të tretë në Korçë.
Edhe për kapitenen e ekipit Paola Gjata, kjo përballje me Tiranën nuk ka qënë e lehtë.
Nga ana tjetër trajnerja e ekipit të Tiranës Amarilda Prenga, ka pranuar faktin se skuadra kryeqytetase nuk është ajo e sezonit të kaluar, por gara për titullin kampion mbetet e hapur.
Në këtë gjysmëfinale atmosfera në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” ka qënë shumë e zjarrte dhe emocionuese.
Vetë tifozët tregojnë se vajzat korçare e meritojnë mbështetjen e tyre dhe bëjnë thirrje që edhe në vazhdim korçarët të mbushin pallatin e sportit.
hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe. Ndeshja e dytë gjysmëfinale përballë Tiranës do të luhet të martën në kryeqytet, për të përcaktuar një prej ekipeve finaliste të Kampionatit Kombëtar për sezonin 2022-2023.