Skena të papara në një fushë futbolli, me një tërmet që ndërpreu ndeshjen dhe i dërgoi tifozët në arrati. Ndodhi në kampionatin e Panamasë, në ndeshjen mes Atlético Chiriquí dhe Universitario në stadiumin San Cristóbal, me një tërmet me magnitudë 6.9 që tronditi tokën dhe ndaloi lojën në minutën e 61-të.
Spektatorët u larguan nga tribuna të tmerruar si pasojë e lëkundjeve, me lojtarët dhe stafin në fushë që vazhdonin të ishin të hutuar se çfarë po ndodhte. Ndeshja u ndërpre për 30 minuta dhe më pas rifilloi pa pasoja. “Nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sepse është e vështirë të kuptosh se sa do të vazhdojë. E vërteta është se tronditja është mjaft e fortë në stadiumin San Cristóbal. Nuk e di protokollin, por duhet të mendoj se ndeshja mund të ndërpritet”, tha telekronisti drejtpërdrejtë.