Prej ditës së hënë në Korçë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e kësaj jave ndaj Flamurtarit në Vlorë. Një ndeshje e cila rëndësinë e vet e ka jo vetëm për vetë faktin se janë ekipe që luftojnë për të arritur në Superligë por edhe për shkak të ndeshjeve të bukura që kanë prodhuar gjithmonë përballjet mes tyre.
Pikërisht nga këtu e ka nisur trajneri Ivan Gvozdenoviç analizën e sotme para ekipit të tij. Kryepankina korçare ka dashur të risë motivin tek të tijët duke mbështetur lojtarët që të jenë në maksimumin e mundshëm të të gjithë komponenteve sportivë dhe psikologjikë e mbi të gjitha ka ndarë me ta ekserienca të tij personale në kohën kur si futbollis mbronte ngjyrat e Skënderbeut.
“Flamurtari-Skënderbeu është një derbi dhe si i tillë meriton përqëndrim dhe respekt maksimal nga të gjithë ne, nga unë i pari e deri tek puntori i fushës. Duhet të jemi në harmoni dhe të qetë psikologjikisht nëse duam tia dalim mbanë dhe të kthehemi me një rezultat pozitiv nga Vlora. Ndeshje të tilla kanë prodhuar gjithmonë spektakël. Ka qënë një derbi kur unë isha futbollist mbetet një derbi dhe tani që jam trajner. Prandaj dua nga jut ë punojmë fort dhe me përgjegjësi maksimale me qëllim që të dalim në lojën tonë dhe të bëjmë maksimumin. Më pas do të vendosë fusha se sa do të marrim nga kjo ndershje.”– theksoi veç të tjerash trajneri i Skënderbeut para nisjes së përgatitjeve anti-Flamurtari.