Universiteti i Korçës “Fan.S.Noli” ka zhvilluar për herë të parë një Olimpiadë për Ekonominë, e cila vjen nën titullin “Steve Jobs”. Në këtë Olimpiadë, morrën pjesë nxënës të gjimnazeve e shkollave të mesme profesionale të Qarkut Korçë, të cilët u testuan për 2 orë, mbi njohuritë e përfituara në lëndën e Ekonomisë. Për Dekanen e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. As. Dr. Ledina Alolli, ky aktivitet vjen me qëllim sigurimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi mes shkollave të mesme dhe Universitetit, i cili mund të përzgjidhet nga nxënësit për të vijuar studimet Universitare.
Në përfundim të Olimpiadës, u ndanë disa çmime vlerësuese, ku ai i tretë shkoi për shkollën e mesme “Muharrem Çollaku” në Pogradec, me çmim të dytë u vlerësua gjimnazi “Skënderbeu” i Maliqit ndërsa çmimi i parë shkoi për nxënësit e gjimnazit “Themistokli Gërmenji” në Korçë.
Vlerësimi i testeve të Olimpiadës u krye me korrigjim të automatizuar nëpërmjet CleanScore.