• Korça

Kremtohet Dita e Larit. Besimtarët katolikë përkujtojnë hyrjen e Jezusit në Jerusalem

Besimtarët katolikë në qytetin e Korçës kanë kremtuar Ditën e Larit, ose siç njihet ndryshe Dita e Palmave, duke përkujtuar hyrjen e Jezusit në Jerusalem. E diela e Larit është festa që pas vdekjes, i prin kumtit të madh të ringjalles. Me këtë rast besimtarët kanë kryer procesionin e palmave dhe të degëve të ullirit, bekimin e tyre para meshës e më pas gjatë liturgjisë së fjalës, kujtimin e mundimeve të Zotit. Mesha e shenjtë këtë të dielë është mbajtur nga kleriku i kishës katolike “Ngjitja e Marisë në Qiell” në qytetin e Korçës, Dom Rikardo Skorsone, i cili ka thënë se kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për kohën e Jezusit por edhe për krishterimin gjatë gjithë historisë së Kishës.

Në kalendarin liturgjik katolik e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve. Kreshmët përfundojnë me kremtimin e orës së nëntë të së enjtes së madhe, ditë në të cilën, me uratët e mbrëmjes, nis Triditëshi i Shenjtë i Pashkëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *