Skënderbeu ka mposhtur Apoloninë në Korçë në sfidën e parë të javës së 21-të të Kategorisë së Parë. Ndeshje e cila ka qënë një shëtitje për korçarët që kanë dominuar krejt takimin duke krijuar shumë raste për shënim aq sa mund ta kishin mbyllur me goleadë këtë ndeshje. Sfida u zhbllokua në minutën e 32′ nga Prençi duke kaluar në avantazh korçarët. Më pas në fillimin e pjesës së dytë Temitope dyfishoi shifrat. Skënderbeu nuk u ndal me kaq dhe në të 57’ Abukabari shënoi edhe të tretin. Në minutën e 71’ u shënua goli i vetëm për fierakët. Në minutën e fundit të sfidës Liço vulosi sfidën duke shënuar dhe golin e fundit.
Skënderbeu e nis menjëherë takimin me këmbën tek pedali i gazit duke parë shumë nga porta e Harizajt. Megjithatë goli do të vinte minuta e 32 kur pas një harkimi nga goditja e këndit, Prençi i zbulohet mirë markimit në zonë dhe shënon golin e avantazhit për Skënderbeun. Gol që i jep siguri korçarëve për të vijuar të qetë pjesën tjetër të takimit.
Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë teksa korçarët me tu rikthyer në fushë gjejnë golin e dytë. Këtë herë me autor Temitopen qe nuk e ka të vështirë për të përcjellë topin drejt rrjetës. Vetëm dhjetë minuta më pas korçarët do të mbyllnin llogaritë duke hipotekuar fitoren këtë herë me ganezin Abubakar. Me rezultatin dukshëm në favor të tyre korçarët tregohen individualist dhe provojnë disa herë me finalizime personale por gjejnë Harizajn si barikadë, teksa në mionutën e 71 fierakët me një zbritje të shpejtë do të gjejnë golin e nderit në këtë takim poshtë nivelit mesatar nga ana e tyrë.
Për të menduar mbylljen e ndeshjes ia arrin qëllimit Dean Liço që pasi merr një pas në zonë nga e majta e sulmit korçar godet me të parën dhe mposht Harizajn për hetrë të katërt duke fiksuar rezultatin final në 4-1. Me këtë fitore Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve duke ruajtur vendin e parë ndërsa Apolonia renditet në vendin e 7-të me 28 pikë.