30 marsi shënon ditën ndërkombëtare të mjekut, të krijuar për t’u njohur me bluzat e bardha, punën dhe kontributet e tyre në shoqëri. Historiku i përcaktimit të kësaj date, si dita e mjekut sjell një histori interesante, pasi përkon me një zbulim të madh në mjekësi, që është ai i aplikimit të anestezisë lokale për herë të parë tek një pacient, një risi kjo e sjellë nga një doktor gjeorgjian. Mesazhi më i ndjeshëm në këtë ditë të shënuar për mjekësinë vjen nga një mjek në Pustec. Niko Kolamovski shërben prej 4 vitesh në qendrën shëndetësore të Pustecit, ndërsa mbulon me shërbim mjekësor edhe fshatrat Diellas, Lajthizë, Zaroshkë e Cerje e pas qëndrimit të tij për 42 vite me rradhë në Maqedoninë e Veriut, ku edhe atje ushtrontë profesionin e mjekut, ai rikthehet në vendlindje. Kjo e diferencon atë nga shumë kolegë të tij, që gjithnjë e më tepër, po largohen nga Shqipëria ndërsa ai ka vendosur që këtej e tutje, t’i qëndrojë besnik vendit të tij e të ushtrojë profesionin e mjekut në Pustec
Misioni i mjekëve doli më në në pah kryesisht gjatë periudhës së pandemisë, ku me profesionalizëm e përkushtim, bluzat e bardha i’u dedikuan pacientëve të prekur nga ky virus i panjohur më parë duke i qëndruar besnikë “Betimit të Hipokratit” në misionin e tyre human.