Kamionati Kombëtar i volejbollit për femra dhe meshkuj ka mbyllur takimet e dy fazave të këtij sezoni. Skënderbeu fiton në transfertë me Lushnjën me rezultatin 3-0, ndërkohë që me të njëjtin rezultat fiton dhe Partizani me Tiranën. Fitore kjo që e lë ekipin e Partizanit në vendin e parë dhe Skënderbeun në vendin e dytë. Në vazhdim do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Kombëtar për femra dhe meshkuj, ndeshje që luhen nga vendi i 3-të deri tek vendi i 6-të, takime këto që do të përcaktojnë ekipet e vendit të katërt.
Pasi të jenë përcaktuar dy ekipet e këtyre vendeve si për femra dhe për meshkuj, më pas luhen ndeshjet e play off-it. Për femra Vllaznia e Barleti Voley, janë dy skuadrat më të favurizuara për këtë vend, ndërsa për meshkuj Skënderbeu e Vllaznia.
Në qoftëse për femra në fazën finale Skënderbeu do të luajë me Tiranën e vendit të tretë, Partizani pret të mësojë skuadrën që do të dalë nga përplasja e Vllaznisë me Barleti Voley. Për trajnerin Orlando Koja, nuk ka shumë rëndësi vendi i parë, pasi Skënderbeu ka treguar se e ka grupin e duhur për të shkuar tek titulli kampion. Merakun e vetëm që Koja ka lidhet me ndeshjen e pestë, takim që nëse do të luhet në Tiranë, për tifozerinë korçare do të mungojnë emocionet e ndeshjes finale dhe të titullit kampion. Titull që për trajnerin edhe këtë sezon i përket Skënderbeut.
Për meshkuj Skënderbeu pas ndeshjeve të dy fazave është renditur në vendin e 4-tërt vend të cilin do të duhet ta mbrojë në ndeshjet gjysmëfinale, pasi këtë vend e kërkon jo pak edhe Vllaznia e Shkodrës, ndaj janë të gjitha gjasat që mës këtyre dy skuadrave do të dalë edhe ekipi i vendit të katërt.