• Korça

Task-forca kundër kanabisit. Qarku i Korçës me risk të ulët sa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike

Qarku i Korçës është me risk të ulët përsa i përket kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Një gjë e tillë është bërë me dije gjatë takimit të task-forcës kundër kanabisit organizuar këtë të mërkurë nga prefekti i qarkut Korçë Nertil Jole. Situata me kanabisin për qarkun e Korçës, sipas prefekit Jole nuk paraqet problematika serioze, ndaj e vlerësoi të nevojshme që gjatë këtij takimi t’i mëshojë jo vetëm kësaj teme, por edhe Sigurisë Publike dhe tek masat që duhen marrë e zbatuar përgjatë sezonit turistik.

I pranishëm në këtë takim drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë të Korçës Gjovalin Loka tha se lufta ndaj kësaj veprimtarie kriminale është arritur falë kontrolleve të territorit, operacioneve policore dhe sigurimi i informacioneve nga qytetarët.

Më tej drejtori i Policisë së Qarkut të Korçës iu ka kërkuar institucioneve vendore të jenë bashkëpunues ashtu siç iu ka kërkuar një gjë të tillë edhe qytetarëve dhe kryepleqve të fshatrave.

Në takimin e task-forcës kundër kanabisit merrnin pjesë drejtues të institucioneve shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes vendore të cilët kanë diskutuar jo vetëm mbi situatën kundër kanabisit por edhe të Sigurisë Publike në tërësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *