• Korça

Dita e verës në Korçë. Ndizen zjarret dhe vendosen veroret

Sikurse është bërë traditë, edhe këtë vit qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional i cili i uron mirëseardhjen stinws sw pranverës. Ata mblidhen së bashku për të festuar rreth zjarrit, të cilin e kapërcejnë me qëllim largimin e gjwrave negative dhe fillimin e stinës së pranverës me pozitivitet.  Ndezja e zjarrit thonë ata, tregon largimin e dimrit. Veç kësaj, në këtë ditë përgatiten një sërë ushqimesh tradicionale si kuleçët, vezët e ngjyrosura në të kuqe, ballokumet që janë simbolikë e kësaj feste si edhe vendosin veroret

Dita e verës, përveçse është kthyer në festë zyrtare, në Korçë ka veçantinë që festohet në 2 data, në 1 mars nga besimtarët ortodoksë si dhe në 14 mars.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *