Infeksionet dimërore kanë prekur 10% të familjeve të bletëve në Qarkun Korçë. Lajmi bëhet i ditur nga Kledian Kosturi, Kryetar i Shoqatës së Bletërritësve në Korçë. Shkak kanë qenë kushtet atmosferike të përshtatshme dhe mënyra e trajtimit të kryer nga bletarët
Pavarësisht se herë pas here, me bletarët kryhet edhe seminare trajnuese mbi problematikat që shoqërojnë mbarështimin e bletës, Kosturi këshillon bletarët e rinj që të kërkojnë informacion nga të vjetrit të cilët kanë eksperiencë mbi mënyrën sesi duhet të veprojnë në raste të tilla ndërsa bën me dije se tashmë duhen përdorur vetëm preparate të certifikuara
Në Qarkun e Korçës numërohen 52 familje blete ndërsa është Bashkia e Korçës dhe e Maliqit që ka numrin më të lartë të bletarëve.