• Korça

80-vjeçarja apel për ndihmë. Firdez Xhamia kërkon mbështetje për riatdhesimin e trupit të së bijës

Firdez Xhamia është banore e një lagjeje periferike në qytetin e Korçës. Jeton e vetme, në kushte shumë të vështira ekonomike. 3 javë më parë, 80 vjeçares Xhamia i ka vdekur vajza Alma Qevani në Greqi, të cilën e kishte nga martesa e parë. Lajmin sipas 80 vjeçares e ka mësuar  nga policia e Korçës.

Ajo nuk di në çfarë rrethanash ka gjetur vdekjen vajza e saj 59 vjeçare, por ka një kërkesë. Të ndihmohet për të sjellë trupin e saj e për ta varrosur në qytetin e Korçës, kërkesë të cilën deri tani e ka bërë në shumë institucione por për fatin e keq nuk ka pasur një përgjigje. 80 vjeçarja thotë se e ka të pamundur të përballojë jo vetëm shpenzimet e sjelljes së trupit të së bijës por edhe për ta varrosur atë, ndaj kërkon ndihmë.

59 vjeçarja Alma Qevani ka gjetur vdekjen në Selanik ku dhe banonte, në rrethana ende të pasqaruara nga policia lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *