• Korça

7 Marsi, Dita e Mësuesit/ 137 vjetori i Mësonjëtores, nderohen mësuesit në pension

137 vjet më parë, më 7 mars të vitit 1887 hapi dyert shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe, Mësonjëtorja e parë shqipe në qytetin e Korçës. Kjo ndërtesë sot është Muzeu i Arsimit.

Në kujtim të kësaj ngjarjeje të madhe historike 7 Marsi njihet si Dita e Mësuesit. Me rastin e kësaj dite është mbajtur një koncert në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, në nderim të të gjithë mësuesve që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në edukimin e brezave, ku kanë interpretuar nxënësit e shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço”.

Në një ditë si kjo emocionet kanë qënë të mëdha për mësuesit të cilët kanë përcjellë urimet e tyre.

Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Korçë si shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje për mësuesit në festën e 7 Marsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *