Aktorja e mirënjohur korçare Zamira Kita feston sot 60 vjetorin e lindjes. Kita është një nga aktoret mjaft të dashura për publikun duke numëruar role të shumta si në teatër ashtu edhe në kinematografi. Zamira Kita lindi në Korçë më 1 prill 1963. Ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura në vitin 1985. Që nga ky vit ka debutuar si aktore pranë teatrit “A,Z. Çajupi”në Korçë, në fillim pranë trupës së estradës dhe më pas ka realizuar role në komedi dhe dramë.
Janë të shumta bashkëpunimet me televizionin publik shqiptare në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 ajo merr çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin mbarëkombëtar të teatrit të zhvilluar në Tiranë.
Një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës është Zamira Kita. Koleget e saj aktoret e njohura Rajmonda Bulku e Rita Xheka kanë zgjedhur pikërisht këtë ditëlindje të 60 të Zamirës për të dhënë mesazhe të ngrohta e për ti uruar jetë të gjatë.
Edhe stafi i RTSH Korça i uron aktores Zamira Kita gëzuar këtë ditëlindje të 60, qoftë sa më e gjatë dhe e shëndetshme jeta e saj, ndërsa presim me padurim të tjera role të debutuara prej saj në teatër e kinematografi.