• Korça

5 Maj, Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët për liri, homazhe në varrezat e Dëshmorëve

5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit, që dhanë jetën për liri, demokraci, të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve. Kjo datë e ka origjinën nga vrasja e Qemal Stafës në 5 maj 1942, i cili u kthye në symbol të luftës Antifashiste Nacional Çlirimitare me veprimtarinë e tij. Si traditë e përvitshme, në nder të veprës së Dëshmorëve janë mbajtur homazhe në varrezat e Dëshmorëve.

Përfaqësues të Institucioneve Vendore e qendrore vizituan varrezat ku prehen mbi 1 mijë dëshmorë si dhe muzeun. Kjo ditë përkujtimore ka vijuar me vizita në familjet e dëshmorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *