Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në një prej 25 shkollave të reja që do të hapin dyert këtë vit shkollor duke takuar nxënës e mësues të cilët e kanë falenderuar jo vetëm për investimin e kryer por edhe për librat falas që kanë përfituar.
Ministria e Arsimit e Sportit po monitoron të gjithë procesin e shpërndarjes së teksteve, për t’u siguruar që ato të jenë në duart e nxënësve përpara fillimit të vitit të ri shkollor është shprehur ministrja, ndërsa theksoi mbështetjen e vazhdueshme për nxënësit e mësuesit.
Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon angazhimin e saj për përmirësimin e kushteve por dhe pajisjen e nxënësve me të gjithë bazën didaktike, për të siguruar që me 9 shtator shkollat të jetë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit.