154 tingëllimat e Uilliam Shekspir janë shqipëruar për herë të parë të plota nga përkthyesi korçar Alfred Kola. Ai tregon se kjo është një punë e gjatë dhe e kujdesshme e kryer gjatë kohës së pandemisë, kur edhe për shkak të kufizimit të daljeve, ai pati kohën e duhur për tu përqëndruar dhe ruajtur unitetin.
Përkthyesi Kola flet edhe për përmbajtjen e soneteve duke i ndarë sërisht në tre sekuenca.
Alfred Kola gjatë jetës së tij ka ndjekur dy karriera, njëra në fushën e muzikës ku ka qenë violonçelist, orkestrues e dirigjent, ndërsa karriera tjetër lidhet me mësimdhënien e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera evropiane. Ndërthurrja e këtyre karrierave i ka mundësuar shqipërimin e Tingëllimave të Shëkspirit duke ruajtur melodinë, ritmin dhe rimat në vargun karakteristik 10 rrokësh, si dhe gjithë dukuritë e tjera që përdori Shekspiri për të ndryshuar rrënjësisht konvencionet e poezisë së dashurisë.