Prej 13 ditësh vijon të mbetet aktiv zjarri në Malin e Thatë dhe Parkun Kombëtar të Prespës. Ndërhyrja nga ajri gjatē tre ditëve të fundit ka përmirësuar situatën, por vatrat rrezikojnë të aktivizohen pêr shkak të temperaturave të larta, erës dhe llojit të bimësisë në zonë. Kryetari i bashkisë sē Pustecit Pali Kolevski pohon se gjatë paradites situata është e qetë, por nga mesdita me rritjen e temperatirave flakët përhapen,duke avancuar dhe zgjeruar sipêrfaqen e djegur.
Më problematike gjendja është nē majën e Malit tē Thatë,në vendin e quajtur Pllaja e Pusit,ku terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e forcave. Në terren sot janë 25 forca të ushtrisë të mbështetur edhe nga shêrbimi zjarrfikës dhe Zonat e Mbrojtura.