Vijon beteja më flakët në Malin e Thatë në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës. Përgjatë ditës së sotme avioni rumun i ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve ka bërë tre hedhje dhe situata duket e përmirësuar. Për prefektin e Qarkut Korçë, Nertil Jole, ndërhyrja nga ajri ishte e domosdoshme teksa do të mbahet nënë kontroll e gjithë zona për të mos pasur të tjera varta aktive.
Situata në terren duket më e përmirësuar teksa vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit edhe në rrugë tokësore. Janë 120 forca që po punojnë në terren teksa njëkohësisht edhe në anën tjetër të kufirit, në Maqedoninë e Veriut është duke u kryer aksion i ngjashëm nga ajri.