Rreth 200 HA kryesisht me kullotë, janë përfshirë nga flakët në Malin e Thatë, pranë Parkut Kombëtar të Prespës në bashkinë Pustec. Forcat e shërbimit të MZSH-së, Forcat e Armatosura të Repartit Ushtarak Drenovë, ato të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, emergjencat civile, etj janë në territor në luftë me flakët prej disa ditësh. Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole bën me dije se zjarri nuk mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, megjithatë në këtë situatë me temperature të larta, duhet treguar kujdesi maksimal.
Mesazhi që përcjell Jole është së mbrjojta e pyjeve është detyrë e të gjithëve ndaj duhet të tregojmë kujdes për t’i mbrojtur në mënyrë që të shmangen pasoja të rënda në mjedis.