Në nisjen e vitit të ri shkollor kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli ka zhvilluar një vizitë në çerdhen dhe kopshtet me drekë që funksionojnë në qytet. Ai ka parë nga afër kushtet në të cilët qëndrojnë fëmijët, ndërsa është informuar edhe për kërkesat në rritje për ambjente të reja sidomos për çerdhe.
Sipas Xhakollit ka nisur tashmë hartimi i projektit për një ambjent të ri çerdheje pranë kopështit “Liri Çomo”, për financimin e të cilit do të aplikohet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Përmes këtij projekti do të synohet rikonstruksioni i plotë i të gjtihë godinës për ta kthyer në një institucion model për vogëlushët si brenda ashtu edhe jashtë.