Zhvillohet për herë të dytë në qytetin e Bilishtit aktiviteti “Tinguj kitare në Devoll”. Ka qenë një mbrëmje e mbushur me serenata që ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve e vizitorëve. Ndryshe nga edicioni i parë këtë vit janë ftuar edhe serenatistë nga jashtë qytetit të Bilishtit duke i dhënë edhe më tepër larmi aktivitetit:
Për disa orë me radhë kanë performuar grupe të ndryshme serenatistësh, ndërsa ajo që ra në sy ishte prania e grupeve të të rinjve të cilët kanë kënduar serenatat e trashëguara ndër breza.